DRITA SIGURON FITORE TË PASTËR NDAJ VËLLAZNIMIT
Raiffeisen Superliga A – Femrat
Java 12
Drita 3-0 Vëllaznimi
28-26, 25-20, 25-14
Drita ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0 dhe duke vazhduar garën e ngushtë për kreun e tabelës.
Seti i parë ishte më i luftuari i ndeshjes, me shumë shkëmbime dhe pikë të balancuara, por Drita u tregua më e qetë në momentet vendimtare për ta mbyllur 28-26.
Në setin e dytë, gjilanaset morën kontrollin e lojës dhe e fituan 25-20, ndërsa në setin e tretë dominimi ishte edhe më i theksuar, duke u mbyllur 25-14.
Kjo fitore e mban Dritën në hap me liderin e kampionatit, ndërsa Vëllaznimi vazhdon të jetë në kërkim të fitores së dytë në këtë edicion të Superligës.





