Në një ndeshje në të cilën nuk pati transmetim televiziv në pjesën e parë, Drita është përballur me Dukagjinin e Klinës, pjesë në të cilën Drita ishte më e mirë dhe ka udhëhequr me rezultat 1:0 me golin e shënuar të Besnik Krasniqit në minutën 31.
Drita pati edhe shumë raste të mira shënimi, por pa ia dalë që të shënojë e kur Dukagjini ishte hedhur i tëri në sulm, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kastriot Selmani mori topin në pjesën e vet të fushës, u nis me shpejtësi drejt portës së Dukagjinit dhe kur u gjet i vetmuar para portierit Mysafir me urti dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë./kryelajmi.com/.