Thaqi: DRITA do të tregoj karakter, të jemi më këmbëngulës
Xhiroja e 20-të kampionale sjell përballjen 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢, ndeshje që zhvillohet në stadiumin sintetik në Gjilan nesër, e shtune nga ora 13:00.
Në konferencë u paraqitën kryetrajneri, Arsim Thaqi dhe futbollisti, Ardit Tahiri, të cilët edhe iu përgjigjën gazetarëve fillimisht për ndeshjen hapëse të sezonit pranveror.
Në këtë rast trajneri Thaqi tha se ishin faktorë të jashtëm që ndikuan në rezultatin final, ndonëse DRITA krijoi raste dhe tregoi lojë të bukur.
Sipas trajnerit në ndeshjen e nesërme duhet të tregojmë karakter dhe në cdo ndeshje DRITA duhet të tregohet këmbëngulëse.
“Të gjithë në klub jemi të vetëdijshëm për ambiciet që ka klubi, por edhe cilësitë dhe duhet t’i mbledhim forcat e ta tregojmë vetën. Pres që nesër ekipi të tregoj formë dhe t’i mohoj të gjitha zërat e të tregojë se DRITA ka ekip edhe për titull. Lojtarët e kanë kuptu cila është rruga për fitore me vetë faktin që kemi pasur raste dhe fati nuk ishte në anën tonë. Ne duhet të mendojmë përpara dhe gjatë javës e kemi diskutuar që duhet të jemi më këmbëngulës sidomos nga fundi i ndeshjes. Duhet të tregojmë karakter dhe në kushtet e rastet që krijohen t’i shfrytëzojmë në maksimum që të shënojmë fitore”, ka thënë Thaqi.
Kurse, sulmuesi ynë Ardit Tahiri tha se humbja e javës së kaluar nuk i pengon DRITËS të mos fitojë në këtë xhiro.
“E kemi nis jo mirë kampionatin, por kjo nuk ndikon që mos të fitojmë nesër. Nesër është koha dhe dita të reflektojmë për atë humbje. E kemi një grup të mirë, gjithcka po shkon shumë mirë dhe shpresojmë që nesër ta kthejmë fitoren te ne”, theksoi Tahiri.
Trajneri, Arsim Thaqi theksoi se DRITA vazhdon të jetë kandidat kryesor dhe në këtë fillim edicion mund të reflektohet shpejt në përmirësim të gabimeve.
“Ndeshjet e para nuk kanë favorit, është ndeshja ku secili ekip ka bërë fazë përgatitore dhe është evidente që secili ekip jep maksimumin për t’i treguar forcat. Kishte faktorë që ndikuan si kushtet atmosferike, ndryshimi i kohës nga faza përgatitore, fusha dhe mendoj se ishte problemi te koncentrimi dhe motivimi e jo te angazhimi. Është e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet, lojtarët ta kenë koncentrimin dhe durimin. Ekipi ka lojtarë që janë në zhvillim e sipër dhe dita ditës do ta japin potencialin dhe në bashkëpunim me lojtarët me eksperiencë jam optimist se secili do të jap kontribut në rrugëtimin drejt titullit”, përfundoi Thaqi.
Kurse, futbollisti Ardit Tahiri u pyet për hapësirën që po i krijohet me ardhjen e trajnerit Thaqi, për çka theksoi se si futbollist profesionist duhet ta rrespektoj vendimin e trajnerit dhe në minutat e dhënë ta jap maksimumin, “të angazhohem dhe të shpërblejë ekipin në mënyrën më të mirë”, u përgjigj Tahiri.
Konferencën të plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/iLlhwAzmOu/
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦