Futboll

Drita U-11 fituese e turneut në futboll

Në fushën e mbuluar me bar sintetik është mbyllur turneu i futbollit në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Mërgatës” – “Rrënjë dhe krahë”, shkruan kryelajmi.com

Vogëlushët njëmbëdhjetëvjeçarë treguan lojëra të shkëlqyeshme dhe në finale u takuan FC Drita U11 dhe SHF Galaksia U11. Në kohën e rregullt ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Drita kishin shënuar në pjesëlojën e parë, derisa Galaksia barazoi në të dytën dhe gola të tjerë më nuk pati. U desh që të jepen penaltitë për të caktuar fituesin dhe në mes të gëzimit të pa përshkruar kur shënohej dhe dëshpërimit kur huqej, më të saktë dolën lojtarët e Dritës, të cilët ishin fitues të turneut.

“Ky turne sportiv dëshmoi edhe një herë talentin e të rinjve tanë dhe se ata kanë të ardhme”, ka thënë kryetari Alban Hyseni pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara.

Pas përfundimit të ndeshjeve u dhanë këto shpërblime:

Vendi i parë – “FC Drita”

Vendi i dytë – “SHF Galaksia”

Shkolla më fairplay “Don Bosko”

Lojtari më i mirë Orges Xhelili. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like