Futboll

Ardian Limani e Ilir Blakçori më të mirët në mbrojtje për vitin 2021

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku u zgjodhën më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.
Në Formacionin e Vitit, me çmimin si Mbrojtësi më i Mirë, u vlerësuan futbollistët e FC DRITA, Ardian Limani dhe Ilir Blakçori.
Kapiteni i Dritës Ardian Limani u paraqit në 40 ndeshje në tërësi për Dritën, në tri kompeticione në Kampionat, Kup dhe Europa Conference League. Ndërkaq, Ilir Blakçori u paraqit në 38 ndeshje, poashtu në të trija garat.
Dy futbollistët patën paraqitje të shkëlqyera përgjatë gjithë vitit, ndërsa luajtën në 17 ndeshje kampionale të edicionit 2021/2022.
Falë paraqitjeve të mira dhe formës së mbrojtësve, FC DRITA ka mbrojtjen më të mirë në Superligë në stinorin vjeshtor, me vetëm 11 gola të pranuar.

You Might Also Like