Futboll

Drita zhvillon seancën e fundit stërvitore para ballafaqimit me FC Differdange

Në Luksemburg, në Stade MUnicipal de Differdange, FC Drita ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ballafaqimit me FC Differdange, e cila do të zhvillohget të martën më 15 korrik me fillim në ora 20, shkruan kryelajmi.com.

Drita ka epërsinë nga ndeshja e parë, pasi që të martën e kaluar kishte ngadhënjyer në Stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1:0, me golin të cilin e pati shënuar Arb Manaj.

Në njoftimin e FC Drita është thënë:

Në kuadër të përgatitjeve intensive, klubi ynë FC Drita sot zhvilloi stërvitjen e fundit, një ditë para ndeshjes së rëndësishme. Energjia dhe entuziazmi i ekipit ishte në nivele të larta.

Kryelajmi.com

You Might Also Like