Futboll

KF Kika mundi Vllaznimin në miqësore

Klubi i Futbollit Kika nga Hogoshti në kuadër të fazës përgatitore ka shënuar fitore ndaj Vllaznimit të Gjakovës me rezultat 2:1.

Trajneri Sadat Pajaziti në këtë takim që është zhvilluar në fushën sportive të “Tropikal Sportiv” ia ka angazhuar të gjithë futbollistët për të parë formën e tyre.

Golashënues për ekipin hogoshtas ishin Art Ramadani dhe Bastri Kastrati./kryelajmi.com/.

You Might Also Like