Sporte të tjera

Dubai një përvojë e re e Arben Zeqirit

Dikur futbollist i njohur kosovar e më pas pedagog i Kulturës Fizike, Arben Zeqiri, ka qenë pjesë e një ekipi kosovarësh, që për tetë muaj janë shkolluar me sukses në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Bashkë me Arben Zeqirin ishin edhe Flamur Salihu, Fadil Voli, Rrustem Ahmetxhekaj, Harun Flugaj, Egzon Flugaj, Kushtrim Hetemi dhe Labinot Zeneli, të gjithë kampion të sporteve të ndryshme në Kosovë, që u stërviten në gardën presidenciale të Emirateve Arabe në Dubai, në një kamp ushtarak, duke i përgatitur dhe testuar fizikisht rekrutët e gardës presidenciale.

Arben Zeqiri, trajner i futbollit dhe profesor i Edukatës Fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, tregon për përvojat e marra në Dubai.

“Konkursit në Kosovë iu kemi nënshtruar mbi 250 trajnerë, ish- sportistë dhe pedagogë të kulturës fizike, derisa të drejtën e punësimit e kanë  fituar vetëm 8 prej tyre duke e kaluar me sukses të lartë provimin nga pjesa teorike, praktike dhe me gojë. Përvoja profesionale që po e marrim këtu është e jashtëzakonshme, ngase mbi 100 trajnerë nga e tërë bota shkëmbejmë përvojat profesionale”, thekson Zeqiri për ‘Kryelajmi.com’.

“Shpresojmë që në të ardhmen të kemi kënaqësinë e mundësinë që në vendin tonë të sjellim përvojën dhe dijen që po e marrim këtu dhe t’ua lansojmë sportisteve tanë… “, shtoi ish-futbollisti i mirënjohur Kosovar, Arben Zeqiri.

You Might Also Like