Futboll

Dy afrikanë erdhën te Drita

Drita nuk e ka nisur mirë edicionin pranveror, pasi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.

Gjilanasit kanë humbur 1-0 nga Prishtina pas 120 minutave lojë, por tani humbjen e kanë lënë mbrapa shpinës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë lajmin e shumëpritur, pasi në qytetin e Gjilanit kanë zbarkuar dy përforcimet e afatit kalimtar të janarit.

Fjala është për mbrojtësin nigerian Henry Austine Onoka dhe sulmuesin Esosa Priestley.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Valon Zymberi që ka konfirmuar se dy lojtarët tanimë kanë zbarkuar në Gjilan.

“Po, futbollistët e rinj të skuadrës Henry Onoka dhe Esosa Priestley kanë mbërritur të enjten në Gjilan ku janë akomoduar”, tha Zymberi.

“Ata nga sot do të dalin në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe janë të gatshëm për të luajtur për Dritën”, ka deklaruar drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Kosovës, Valon Zymberi për Gazetën Olle.

Drita ndeshjen e parë në edicionin pranveror në Superligën e Kosovës e zhvillon të shtunën ndaj Llapit

You Might Also Like