Futboll

Nuhiu: Ndeshjen ndaj Feroniklit e morëm me seriozitet

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka thënë se e respektuan kundërshtarin dhe luajtën me seriozitet të madh.

“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje”.

“Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten”.

“Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, tha Nuhiu.

You Might Also Like