Nëpër mot me shi, Drita dhe Ferizaj janë përballur në ndeshjen kampionale të luajtur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Pas 16 minutave lojë Drita ia ka dalë të shënojë, kur pas një shpërthimi nga e djathta e Balajt, ai harkoi në brendi, ku në pozitë të mirë ishte Egzon Bejtullai, por topin e gjuajtur nga ai e priti portieri Jovanjovski, kurse ai top aksidentalisht ra në këmbën e Ardit Iliazit, I cili shënoi në porën e vet për rezultatin 1:0.
Ferizaj ia ka dalë të barazojë në minutën 39, kur pas një harkimi nga larg Betim Haxhimusa gjuajti me kopkë e Maloku priti topin e tij,, I cili është kthyer deri te Sadriu që gjuajti me të parën dhe pak para vijës së portës, Bejtullai duke dashur të evitojë rrezikun e futi topi në portën e vet për rezultatin 1:1.
Krejt në fund të pjesës së parë, Arb Manaj pati rast të mirë shënimi, por gjuajtjen e tij me këmbë e priti Jovanovski. /kryelajmi.com/.



