Futboll

Dy ganezë te Drita

FC DRITA ka knaqesinë të ju njoftojë me dy lojtarët e ri të klubit Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana.
Arthur është 18- vjeçar dhe vjen nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club, ndërsa Morris 19 vjeç vjen nga Premierliga e Ganës, ekipi i Pro Players Soccer Accadamy.
Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë, ndërsa Morris luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtar të verës, por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportiv Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin.

You Might Also Like