Futboll

Dy herë u qëllua shtylla në pjesën e parë

Prishtina dhe Gjilani, që janë ballafaquar në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e xhiros XII, në të cilën në pjesën e parë të ndeshjes kanë zhvilluar një lojë të baraspeshuar, pa ndonjë rast të mirë shënimi, duke u munduar që të shfrytëzojnë ndonjë gabim të kundërshtarit.

Mirëpo fundi i pjesës së parë ishte tejet dramatik, ngase në minutën 43 pas një shpërthimi të Yll Ibrahimit nga e majta dhe harkimit në brendi, Edi Basha gjuajti me të parën dhe qëlloi shtyllën.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej, Prishtina organizoi një kundërsulm të shpejtë, në të cilin topi erdhi deri te Leotrim Kryeziu që gjuajti me të parën, por topi u përplas për transversale. Me këto dy raste të mira u mbyll pjesa e parë me rezultat 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like