Futboll

Nuhiu: Titulli është në duart tona

Ardian Nuhiu tha se skuadra e tij luajti shumë mirë pavarësisht disfatës.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Kishim iniciativën dhe krijuam rastet. Por, në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Goli i parë i pranuar në disbalancoi në lojën tonë dhe pastaj erdhi edhe goli i dytë. Pavarësisht mungesave që kishim bëmë një ndeshje të mirë dhe unë dua që t’i përgëzoj çunat për këtë arritje”, deklaroi Nuhiu.

Tekniku i Dritës beson se titulli i kampionit ndodhet në duar të ‘bardhekaltërve’, ndërkohë fokusi tashmë do të jetë në ndeshjen e radhës ndaj Drenicës.

“Presion nuk kemi aspak, pasi që ndodhemi në pozitën e parë dhe gjithçka varet nga ne. Tashmë do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës ndaj Drenicës”, përfundoi Nuhiu.

You Might Also Like