Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.
Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.
Kështu tha për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani. /GazetaExpress/