Xheladin Rexhepi
E DIELA E ZEZË NË FSHATIN TIM
gjahtarët kmishazi
m’i vranë tre zogj në fluturim
zogjtë flatrashkruar sqep lakuar
stolisur me bukuri vjeshte
me diell praruar
pastaj me shumë plumba
vranë magjinë e cicërrimave
vetëm t’mos ketë qielli simbole
që frymëzojnë poetin…!