Frosina Byqmeti dhe Ensar Shaqiri gjatë tre ditëve kanë bërë një punë vullnetare për prezantimin e qendrës ECO, ku drejtoreshë e qendrës është Mihrije Maloku Morina. Për këtë veprim ka reaguar edhe zëvendësministrja Leonora Bunjaku Morina në profilin e saj në facebook. Qendra e gjuhëve të huaja ECO-Education Center Oxford, është shkolla e parë në Gjilan që është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Qendra ofron kurse për gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane për të gjitha nivelet, duke filluar nga të vegjlit deri tek të rriturit. Pas përfundimit të çdo niveli nxënësit do të pajisen me një certifikatë që dëshmon arritjen e suksesit të tyre, certifikatë e cila është e njohur ndërkombëtarisht. Në këtë shkollë punohet nga një kuadro mjaftë e kualifikuar, me metoda efikase dhe tërheqëse për nxënësit.
Frosina Byqmeti