Edhe Arjetë Rexhepi kandidate e VV-së për deputete
Edhe Arjetë Rexhepi do të jetë kandidate te VV-së nga Gjilani për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka fituar besimin e delegatëve të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe do të jetë pjesë e garës për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ajo në një postim të sajin në facebook ka shkruar:
Faleminderit nga zemra të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan për besimin e dhënë për kandidaturën time për Kuvendin e Kosovës.
Sukseset na prifshin përpara!