OPINION

Edhe dekada që po vjen është dekadë e PDK-së

Shkruan: Izmi Zeka

Kosova me z. Thaçi edhe kësaj here dëshmoi për qasjen pragmatike në sensibilizimin e çështjes kombëtare dhe jo vetëm kaq por edhe me historikun e librit monografik që u promovua në vendet e rëndësishme Evropiane si Angli, Francë e gjetiu. Ishte mesazh i mirë për të shpërfaq përpjekje prej gjenocidin serb, luftën çlirimtare, shpalljen e pavarësisë dhe zhvillimet e deri sotme të Kosovës. II Kjo dekadë më ndryshe PDK-ja me vetëdije të plot ka filluar një rruge te re, rruge inovative dhe me projekte konkrete. Ne tashmë veç jemi pjesë qendrore e qeverisë dhe nuk mbetet tjetër veçse të vazhdojmë punën me përkushtim demokratik duke ecur para por assesi nuk do të harrojmë se çka ka ndodhur prapa… Partia Demokratike është këtu, siç ishte dje me qytetarin e Kosovës në një kohë më ndryshe, qe tua ktheje fëmijëve modelin e mësuesit, bujkut, punëtorit, artistit, sportistit Që të krenohemi të gjithë se jemi gjenerata e rimëkëmbjes dhe e shtetit më të ri Kosovës të gjithë pagjak të jemi pjesë e vlerave dhe ngritjes shtetërore Historia e kombit tonë dhjetëviteshin e fundit ka shënuar kthesa vendimtare, të cilat kanë vulosur lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në këtë rrugëtim PDK-ja dhe njerëzit emblematik të saj, kanë merita të veçantë dhe të patjetërsueshme, që kanë bërë dhe po bëjnë çdo dite e më shumë, te shijojmë frytet e lirisë dhe të ndjejmë sukseset e qeverisjes së mirë. PDK dje me ish promotorin e saj Hashim Thaçi, tani president i vendit dhe sot me Kadri Veselin , dy figurat me të rëndësishme të historisë sonë më të re kombëtare, kanë treguar dje se dinë të bëjnë shtetin e njëkohësisht edhe të shpallin Kosovën shtet të pavarur . Ne tashmë po ecim drejt një mirëqenie me të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Partia Demokratike e Kosovës, dhe liderishipi i saj i dëshmuar në përkushtim dhe vizion të bërjes së lirisë dhe shtetit të Kosovës po rifreskon dhe reformon jetën duke i dhënë frymë jetës evropiane në Kosovë.. Me fjalën testament të ish liderit të PDK-së Hashim Thaçi dhe sot Kadri Veselit, mbetet imperativ i kohës gjetja e njerëzve që do bartin vizione të reja të integrimit dhe zhvillimit të vendit. Në këtë vazhdë në PDK ka vend për të gjithë, ngase bashkë në të gjithë ky vend i mrekullueshëm të jetë ashtu siç e ka bërë Zoti, vend të mrekullueshëm për ne. Jam i bindur dhe besoj fuqishëm se bashkë do t’ia dalim, të bëjmë vendin, zhvillimin dhe integrimin ashtu siç ne e dëshirojmë dhe ashtu siç ne e meritojmë.. Në këtë rrugëtim, të mbushur elan dhe energji është dëshmuar para qytetarëve se Partia Demokratike është e vetmja alternativ që mund të bëjë integrimin dhe të ngris në nivelin dhe shkallën e duhur qytetarin e Kosovës.. PDK u ka bërë me dije qytetarëve gjatë 18 viteve se nuk guxon të ndërprenë zinxhirin e qeverisjes. Ngase ky zinxhir ka hallkat e punës dhe mundit të mbushur me zhvillim, prosperim , infrastrukturë , shkolla dhe ngritje të mirëqenies së qytetarëve. E kishin thënë me plot zë edhe atëherë kur ishte vështirë të besohej se po nis një histori e re për vendin. E thanë si në dhiatën e vjetër se po lidhim kontratë të re me qytetarin e Kosovës, për ta shpjerë vendin drejtë pavarësisë së plotë, dhe tashmë për çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se janë në shërbim të qytetarëve se po punojnë për mirëqenien e tyre, dhe po vazhdojnë me përkushtim ta zhvillojmë demokracinë. Këto të arritur janë si rezultat të vizionit dhe liderit emblematik të Kosovës z. Hashim Thaçi. Në këtë rrugëtim të Partisë Demokratike të Kosovës, Kosova në vitet që lamë pas shënoi kthimin e besimit të qytetarit në institucione. Qytetari po merr pjesë në vendimet për përcaktimin e prioriteteve, dhe kjo natyrisht se PDK-në e ka bërë me nje imazh të ri dhe më atraktive , e hapur për të gjithë në garën e vlerave, të cilësisë dhe krijimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Ky rrugëtim i përbashkët i qytetarëve të Kosovës, i PDK-së në qeverisjen e vendit ka dëshmuar se zeja e politikës së drejtë përfundon në portat triumfale. Me filozofinë politike të dite-përditshme është arritur që rolin e kolektivitetit ta vënë mbi rolin e individit . Individët dhe liderët shkojnë e vijnë, filozofia dhe doktrina e PDK-se mbetet. Ne jemi shteti më i ri ne bote. Ne duhet te mësohemi ta ndjejmë afshin e lirisë dhe të shtetit të Kosovës, dhe te besojmë në lirinë tonë. PDK është e përkushtuar në punë të përbashkët në krijimin e shtetit funksional, i cili do të punoje për një mirëqenie më të mirë për të gjithë siç u pa edhe gjatë këtyre viteve të qeverisur nga PDK-ja . Për një shtet i cili do të garantojnë dhe do të mbroje lirinë tonë, e cila e ka pasur çmimin e larte të paguar me gjakun e dëshmorëve nëpër shekuj. PDK-ja ka hapur portat triumfale. Dhe kjo portë nga dëshmie deritanishme është e qytetarëve. Tani po fillojmë me dekadën e re dhe kjo dekadë është për qytetarët e Kosovës. Përtej inateve politike Kosova po ec rrugëtimit Evropianë. E në këtë rrugëtim PDK-ja është bazamenti nga ku fillon gjithherë ecja.

You Might Also Like