Viti

Edhe fshati Letnicë i Vitisë bëhet më ujësjellës

Komuna e Vitisë vazhdon me projektet në sigurimin e ujit të pijshëm, tani fshati Letnicë u bë me ujë të pijshëm , që nga sot edhe fshati Letnicë ku gjendet burimi I ujësjellësit më në fund u bë me ujë të pijes. Në këtë fshat sot është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës por edhe nga komuna e Vitisë. Fillimisht në Viti, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe në mes të komunës, fshatit Letnicë dhe Kompanisë Rajonale të Ujërave ” Hidromorava”-Gjilan pasi që menaxhimi i ujit në këtë lokalitet do të merret nga KRU “Hidromorava”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes. Ai potencoi se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po punon edhe në lokalitete të tjera për të sigurohet furnizimi i banorëve me ujë të pijes dhe që më pas menaxhimi i ujit të bëhet nga Kompania Hidoromorava në Gjilan.

Ai gjithashtu tha se pos projektit të sigurimit të ujit të pijes për banorët e këtij lokaliteti më parë janë realizuar edhe shumë projekte të tjera në fushat e ndryshme që sipas tij kanë për qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në këtë vendbanim.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” z.Muhamet Suliqi tha se realizimi i këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë është jetike dhe se KRU “Hidromorava” do ta merre menaxhimin e tij duke shtuar se Qendra Regjionale e Shëndetësisë Publike ka cilësuar se uji nga ky rrjet është i pijshëm. Megjithatë ai pati edhe një porosi për konsumatorët aktual që të paguajnë faturën e ujit të pijshëm pasi që sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie vetëm kështu mund të sigurohet cilësia e mirë e ujit. Ai shtoj se menaxhimin e ujit të pijshëm edhe në lokalitetet e tjera të kësaj komune pritet ta merr kjo kompani.
Edhe famullitari i kishës katolike në Viti, Dom Marjan Demaj dhe Kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni,falenderuan komunën e Vitisë dhe CDI-në për këtë projekt që ka qene I nevojshëm tash e një kohë të gjatë.Aziz Zuka

You Might Also Like