Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi po vazhdon dinjitetshëm të mbrojë interesat dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Prehevës, të cilët po përballen me sfidën e pasivizimit të adresave, si një pastrimi etnik e diskriminim duke u ballafaquar veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanocit, por edhe në Komunën e Preshevës.
Veprimtari dhe opinionisti Refik Hasani e deputeti Shaip Kamberi bashkëbiseduan mbi gjendjen në Luginë të Preshevës dhe bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, në mospërfshirjen e çështjes së kësaj Krahine në këto bisedime.
Bashkëbisedimi është fokusuar për problematikat e shumta, që kërkojnë koordinim të domosdoshëm edhe me Prishtinën e Tiranën.