Viti

Edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan vendoset tenda për kontrollimin  e pacientëve

 

Zyra për Informim dhe Mardhenje me Publikun e Komunës së Vitisë njofton  qytetarët se që nga sot me kërkesën e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shtëpim të Komunës së Vitisë, në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë”, në Pozharan, është vendosur tenda e kategorizimit të pacientëve.

Kjo do të thotë që pacientët aty do të regjstrohen dhe të identifikohen, e do t’iu matet temperatura dhe tensioni i gjakut dhe pastaj do të udhëzohen në bazë të gjendjes që kanë.

Tenda është vendosur nga FSK-ja Regjimenti i Gjilanit, si masë parandaluese për të evituar frekuentimin e ambienteve të Emergjencës dhe të kësaj qendre mjekësore nga ndonjë pacientë që mund të jetë i infektuar me virusin Covid-19.

Do theksuar se pos 7 rasteve që ndohën në këtë komunë para afër një muaji në këtë komunë  dje me këtë virus janë identifikuar dy raste të reja, një në Pozharan dhe një në Ramjan. Aziz Zuka

You Might Also Like