Viti

Edhe në Viti u hap Zyra për Mbrojtje të Konsumatorit

Nga sot, konsumatorët vitias do të kenë mundësin për ti adresuar ankesat e tyre që mund ti kenë, në produktet ushqimore por edhe prodhimet tjera gjatë blerjeve mbrenda territorit të komunës së Vitisë

Një Zyre e rëndësishme që deri më tash I ka munguar administratës komunale e që ka të bëjë me mbrojtjën e konsumatorëve më në funf sot është hapur në këtë komunë.

Kështu që nga sot, konsumatorët vitias do të kenë mundësin për ti adresuar ankesat e tyre që mund ti kenë, në produktet ushqimore por edhe prodhimet tjera gjatë blerjeve mbrenda territorit të komunës së Vitisë, përmes Zyrës Këshillimore për mbrojtjen e konsumatorit.

Hapja e kësaj zyre, u mundësua falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Zv.ministri i Transportit dhe Industrisë Fadil Arifi, është shprehur se hapja e kësaj zyre, do të ndikoj shumë pozitivisht në rritjen e përgjegjësisë tek prodhuesit, qendrat e mëdha tregtare e në përgjithësi tek shitësit, por në anën tjetër, do të jetë edhe një pikë referimi ku konsumatori do të mund të gjejë përkrahjen dhe mbështetjen për parregullsitë që mund ti bëhen.

Ai theksoi më tej se hapja e këtyre zyrave do të vazhdoj edhe në qendrat tjera, ndërkohë që ka vlerësuar bashkëpunimin me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe komunat që po përkrahin këtë nismë.

E zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka theksuar se nismat e tilla, si kjo e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, janë iniciativa shumë të qëlluara që lidhet direkt me qytetarin, e që të njëjtën kohë ankesat adresohen në vendin e duhur.

Ndërkaq Sherif Fejzullahu nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka falënderuar

Institucionet komunale të Vitisë, që kanë qenë shumë të përkushtuar që kjo zyrë të hapet sa më shpejtë që është e mundur. “Kjo dëshmon se Institucionet komunale janë të përkushtuara që të jenë në shërbim të së mirës , kur është në pyetje qytetari I saj”, ka thënë Fejzullahu.

Duke folur për rolin që do ta ketë kjo zyrë, ai theksoi se në këtë institucion mund të paraqiten të gjitha parregullsitë e mundshme në të cilat mund të hasin konsumatorët gjatë blerjeve, sikur që është një mundësi e përbashkët që Vitia të ketë nën kontroll mallin që qarkullon në sektorin e biznesit në përgjithësi.

“Në këtë rrugë jemi bashkërisht si institucionet publike, shoqëria civile, mediat, sektori i biznesit dhe përfaqësues të shumtë që do të trajtojnë mallin që ofrohet para qytetarëve”, ka thënë mes tjerash Fejzullahu.

Ndërkohë drejtori i Inspekcionit në Viti Skender Ahmeti, u shpreh se Vitia për dallim nga komunat tjera do ta ketë përparësinë se është e kyçur direkt sa i përket inspektimeve sepse edhe zyrtari i emëruar i Zyrës për mbrojtje të konsumatorit vije nga sektori i Inspekcionit. Me vendim të kryetarit të komunës, përgjegjës i Zyrës Këshillimore për mbrojtjen e konsumatorit në Viti u emërua Arben Rexhepi. Ndryshe delegacioni në përbërje të zv.

ministrit Fadil Arifi, Sherif Fejzullahut kryetar I Këshillit për Mbrojtje të konsumatorit, Mervan Rexhepi këshilltar politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, fillimishtë është pritur edhe nga kryetari I komunës Sokol Haliti, i cili i ka njoftuar për aktivitetet e gjithmbarshme komunale, me theks të veçant ato që kanë të bëjnë me sferën e tregtisë në komunën e Vitisë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like