Viti

Përfaqësues të Qendrës Rinore të Vitisë kanë vizituar SHF”Bafti Haxhiu”

Donjetë Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore të Vitisë së bashku me Valdete Bilalin, Zyrtare për Trajnime brenda kësaj qendre, kanë vizituar të enjtën shkollën e mesme të ultë “Bafti Haxhiu” në Viti, konkretisht klasën në të cilën e zhvillojnë procesin mësimor fëmijët me nevoja të veçanta.

Aty ato u njohën me kushtet e kësaj klase por edhe mbi procesin mësimor të cilën ndjekin këta nxënës. Donjetë Sadiku, Drejtoreshë e Qendrës Rinore të Vitisë, ndër tjerash tha se gjatë kësaj vizite ata janë takuar me këta fëmijë të cilët sipas saj, janë të mbushur me dashuri e mirësi.

Ajo shtoj se aty ato u mirëpritën nga nxënësit. Përndryshe përfaqësuesit e Qendrës Rinore u

kanë ndarë nxënësve të kësaj klase edhe disa dhurata simbolike.Aziz Zuka

You Might Also Like