Futboll

Edhe SC Gjilani zhvendoset në Ohër

Skuadra e SC Gjilani është zhvendosur buzë liqenit të Ohrit për të vijuar me fazën përgatitore.
Në dispozicion të teknikut Zekirija Ramadani janë gjithë futbollistët, përveç sulmuesit Edison Kqikut, i cili ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë dhe ndodhet në hospitalizim.
Gjatë ditëve në vijim ekipi pritet të marr formë me ardhjet e reja, të cilët do jenë në dispozicion të menjëhershëm në Ohër.
Po ashtu, klubi do t’i konfirmoj gjatë ditëve në vazhdim edhe ndeshjet miqësore të cilat janë në plan për t’u zhvilluar.

You Might Also Like