Te ndryshme

Edrena Maliqi dhe Dior Sherifi dy aktivistë të zellshëm në punë me rininë

Edrena Maliqi dhe Dior Sherifi dy aktivistë të zellshëm janë shumë punëtorë dhe falë angazhimit të tyre shoqëria e sidomos rinia po përfitojnë shumë.

Siç theksojnë Edrena dhe Diori, aktivitetet e para i kanë nisur me organizata joqeveritare, ku kanë  fituar projektin e parë “PODCAST”, duke qenë nxënësit e parë në Kosovë që kanë bërë  podcast brenda shkollës me tema në interes të nxënëseve , pastaj kanë marr pjesë në festivalin më të madh të teknologjisë DOKUTECH, ku e kanë prezantuar projektin e tyre edhe para kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Duke vazhduar punën e pa ndalur kemi mentoruar edhe grupe fituese të shumë organizatave të tjera, kemi marrë pjesë në një nga programet më të mëdha evropiane, në Turqi në kuadër të Erasmus++, e tani më i fundit projekti “Frymo lirshëm“, ku kemi paraparë disa aktivitete për një vetëdijesim më të madh për gjeneratat e ardhshme për mbrojtjen e ajrit”, theksojnë Edrena Maliqi dhe Dior Sherifi.

You Might Also Like