Egzon Bejtullai dhe Blerim Krasniqi, futbollistë të Dritës, në ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës së Re kanë patur paraqitjen e 100 për klubin bardh e kaltër, andaj nga drejtori i përgjithshëm i Dritës, Feti Murseli janë nderuar me fanellat me numrin 100.

“100 paraqitje për ekipin tonë Bejtullai & Krasniqi
Përkushtim, punë e palodhur dhe krenari për këto ngjyra. Urime të dyve për këtë arritje”, ka shkruar drejtori Feti Murseli.
Kjo paraqitje për Dritën e këtyre dy futbollistëve ishte fatlume, ngase ekipi i tyre fitoi me rezultat 3:0 dhe edhe sivjet është në konkurrencë për vendin e parë në tabelë. /kryelajmi.com/.




