SPORTI

Ekipi e Unionit Amator të Sporteve të Iowa-s vizitojnë Komunën e Gjilanit

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë e Sportit Kushtrim Zeqirin, pritën në takim ekipin e Unionit Amator të Sporteve (AAU) të Iowa-s.
Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja falënderoi mysafirët për vizitën.
“Shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen mes dy vendeve jo vetëm në sport, por edhe në fusha tjera”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja e Gjilanit, shtoi se janë mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshëm të miqëve tanë amerikanë.
Edhe drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit Kushtrim Zeqiri, falênderoi mysafirët nga Iova për atmosferën dhe lojën.
Drejtori Zeqiri, shpreson në forcimin e bashkëpunimit jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në atë të rinisë, kulturës e sferave të tjera.
Ky ekip ka zhvilluar ndeshje miqësore me Klubin e Volejbollit Drita.
Në atmosferë të jashtëzakonshme miqësore, të dyja palët e kanë mirëpritur këtë takim, i cili ka për qëllim afrimin edhe më të madh mes dy vendeve, përmes volejbollit.
Përfaqësuesja e AAU Iowa, Teresa Parmenter, ka falënderuar nënkryetaren dhe kabinetin e kryetarit Alban Hyseni për pritjen.
Po ashtu u shpreh e kënaqur me lojën miqësore nga dy shtetet.

You Might Also Like