SPORTI

Asja Spahiu dhe Viola Haziri, gjimnaste të shkëlqyeshme

Ato janë pesë e gjashtëvjeçare, por në sportin e gjimnastikës po shkëlqejnë. Janë këto dy talentet e mëdha Asja Spahiu dhe Viola Haziri, gjimnaste të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” e për të cilat trajneri i tyre Hazir Alidema thekson se shumë shpejt do të bëjnë emër jo vetëm në gjimnastikën kosovare, por edhe jashtë saj.

“Janë këto dy talente me perspektivë të ndritur Asja është duke stërvitur nga janari i vitit 2023, ndërsa Viola ka nisur stërvitjet që nga viti 2021. Këto dy talente të gjimnastikës po shfaqin një talent të rrallë dhe me potencialin që kanë i pret një e ardhme e ndritur në gjimnastikën kosovare”, thekson kryetrajneri Hazir Alidema, i cili shton se të dy gjimnastet janë në moshë të re, por që është ky një sport që mosha ideale për të nisur stërvitjet është katërvjeçare dhe që nga ajo moshë ato gjithnjë shkojnë duke u avancuar në performancën e tyre.

“Gjimnastika ka shumë benifite shëndetësore e njëherit është edhe shumë sport atraktiv, andaj kushdo që ka talente e  dëshirë është i mirëseardhur”, thekson kryetrajneri Hazir Alidema./kryelajmi.com/

You Might Also Like