Futboll

Ekipi i Gjilanit gati për duelin e fundjavës ndaj Drenicës

Skuadra ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës së radhës kampionale ndaj Drenicës, e cila zhvillohet këtë vikend në Gjilan.

Grupi ka qenë i plotë dhe në dispozicon për stafin teknik, duke përfshirë të rikthyerit Vokli Laroshi dhe Shqiprim Taipi, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Ferizajt për shkak të numrit të kartonëve (4), ndërsa me grupin është bashkuar edhe Lorik Boshnjaku dhe Udoyen Akpan, të cilët kanë lënë prapa lëndimet e tyre.

Në normalitet është stërvitur edhe Sabit Bilali, i cili kishte pësuar një lëndim në syrin e majtë në duelin ndaj Ferizajt dhe ishte dashur intervenimi nga stafi mjekësor.

Jashtë listës kanë mbetur tre futbollistët e tjerë të lënduar Edison Kqiku, Mario Zebic dhe Hamdi Namani.

Gjilani dhe Drenica janë takuar dy herë këtë edicion garash dhe dy skuadrat kanë marrë nga një fitore në udhëtim me rezultat identik (0-1).

Ballafaqimi i tretë ndërmjet dy ekipeve zhvillohet këtë të shtunë (14 Mars) me fillim nga ora 13:00.

You Might Also Like