Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar një fotografi në të cilën ai së bashku me ‘Ekipin e Unitetit’ (ekipi mbi partiak për negociatat e Vjenës për statusin final), kanë takuar ambasadorin amerikan dhe nënsekretarin e Finlandës.
Haziri e ka quajtur takim të jashtëzakonshëm, teksa ka falënderuar SHBA-të dhe BE-në për mbështëtjen ndaj Pavarësisë së Kosovës.
Statusi i plotë:
Takim i jashtëzakonshëm për ta nderuar Nënsekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Finlandës, Kai Sauer.
Me ftesë të ambasadorit të SHBA-ve, Jeffrey M. Hoovenier, u ritakuam për të vlerësuar ndihmën e jashtëzakonshme dhe kontributin e madh që i dhanë statusit ffinal, Pavarësisë së Kosovës.
Jemi popull mirënjohës. Faleminderit Jeffrey dhe Kai, përkatësisht SHBA-së dhe BE-së, për gjithçka që keni bërë për Kosovën!