Gjilan

EL-BAU dërgon 46 punëtorë në pushime verore në Antalya

Kompania “EL-BAU”” nga Gjilani, e njohur si njëra ndër më prestigjiozet në Kosovë, tashmë prej tetë vitesh ka krijuar një traditë të veçantë, duke dërgur punëtorët e saj në pushime verore në bregdet.

Këtë vit, 46 punëtorë të kompanisë patën mundësinë të shijojnë për tetë ditë bukuritë e Antalyas në Turqi, duke kaluar momente të paharruara në det dhe nën rrezet e diellit.

Drejtuesi i kompanisë, Fatlum Pireva, i cili gjithashtu ishte pjesë e udhëtimit, u shpreh se është krenar për këtë traditë që tashmë është bërë pjesë e kulturës së kompanisë.

“Ky pushim nuk është vetëm një relaksim për punëtorët tanë, por mbi të gjitha është një shenjë mirënjohjeje për punën që ata bëjnë çdo ditë. Përveç qetësisë dhe energjisë pozitive, këto ditë na afruan edhe më shumë si staf. Jam jashtëzakonisht krenar që në mesin tonë kemi punëtorë që me përkushtim, shpirt dhe dashuri e bëjnë kompaninë tonë të veçantë. Motoja jonë ka qenë gjithmonë ‘një për të gjithë, të gjithë për një’. Nga zemra i falënderoj të gjithë për sjelljen dhe atmosferën e bukur që sollën edhe këtë vit,” tha Pireva.

Ai gjithashtu kujtoi me dhimbje mungesën e punëtorit Limon Vllasi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

“Kujtimi për shokun tonë Limon Vllasi ishte i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona gjatë gjithë kohës. Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së EL-BAU,” shtoi ai.

Kompania EL-BAU shpk çdo vit organizon pushime për punëtorët e saj, duke u dalluar si një shembull i rrallë në Kosovë.

You Might Also Like