Gjilan

Bekim Rahimi, zgjidhet kryetar në nëndegën e lagjes “Dardania I”

Postim i degës së PDK-së në Gjilan
Në vazhdën e ri-organizimit të strukturës së degës së PDK-së në Gjilan, në takimin e sotëm me nëndegën e lagjes ‘Dardania I’ e cila tashmë ka zgjedhur kryetarin e saj, mësimdhënësin e dalluar z. Bekim Rahimi.
PDK shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e saj për dy kryetarët e deritashëm z. Izer Zeqirin dhe znj. Sevdije Hazirin, për kontributin e angazhimin e dhënë në strukturat e këtyre dy nëndegëve.
Ky proces i rëndësishëm konsolidues është orientuar në të gjithë strukturën organizative, sikurse tek nëndegët, komisionet profesionale dhe kryesinë e degës, për të ngritur nivelin e përgjegjësisë, me qëllim të realizimit të synimeve dhe objektivave tona në tërësi si parti politike.

You Might Also Like