Jemi shumë të lumtura t’ju ndajmë një lajm të bukur – ansambli ZANAT ka tashmë një anëtare të re! Elona Sadiku i është bashkuar ansamblit tonë dhe ka sjellë me vete frymëzim të ri, energji dhe një zë të mrekullueshëm.
Prej disa javësh kemi qenë në punë intensive dhe kemi krijuar një bashkëpunim që mezi presim ta ndajmë me ju. Elona është bërë menjëherë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë artistik dhe së bashku kemi ndërtuar diçka që do ju emocionojë thellë.
Së shpejti do të vijmë me një koncert të ri – një performancë që do ta ndajmë me gjithë zemër me ju. Na ndiqni sepse nuk do të vonojmë shumë!