Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi përforcuar repartin mbrojtës me lojtarin tonë më të ri Endrit Morina.
Ednriti sot në ambientet e klubit është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët.
Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollistë është zvilluar në futbollin zvicerian por që sezonin e fundit luajti në superligën e kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi.
Endriti ka nënshkruar kontrat deri në qershor 2028 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mbrojtjes te ekipi ynë.
Mirë se vjen Endrit
