Futboll

Intelektualët i dëshirojnë shërim të shpejtë tifozit të tyre

Intelektualët, tifozët më të flaktë të FC Drita i kanë dëshiruar shërim të shpejt tifozit të tyre të flaktë, B. Sh., i cili derisa po përcillte ndeshjen Drita – Ferizaj, e luajtur këtë të diele, fatkeqësisht kishte rënë nga ndërtesa skaj stadiumit.

Ndryshe, sipas familjarëve të të aksidentuarit gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe jashtë rrezikut. Këtij tifozi i dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse ideja e Valon Murselit, president i FC Drita është shumë e qëlluar, që t’u mundësohet fëmijëve nën moshën 16- vjeçare të mund të përcjellin ndeshjet e FC Drita pa pagesë deri në fund të kampionatit.

You Might Also Like