Futboll

Enea Koliçi 100 ndeshje zyrtare në portën e Gjilanit

Ndeshja ndaj Llapit për Kupën e Kosovës, për Enea Koliçin, portier i Gjilanit ishte e veçantë. Gardiani shqiptar për të 100 herë ka veshur petkun e Gjilanit, e arritur kjo e madhe për këtë portier të vyeshëm.

Enea Koliçi te Gjilani kishte ardhur pas largimit të portierit Kenan Haxhihamza dhe që nga atëherë  ishte i pazëvendësueshëm në portën e kuq e bardhëve.

Për këtë të arritur Enea Koliçin e ka uruar SC Gjilani, duke i dëshiruar edhe shumë të tjera në pritje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like