Gjilani ka zemër të madhe, e ajo rreh fuqishëm nëpër duart e rinisë sonë.
Tek Gramosi Kik Boks, e pashë atë forcë, atë disiplinë dhe atë pasion që të jep shpresë se ky qytet ka të ardhme të ndritur.

Jam i impresionuar nga puna që bëhet në këtë klub dhe nga përkushtimi i trajnerit që nuk po krijon vetëm sportistë, por edhe karaktere të forta për jetën.


Ju garantojë se vetëm bashkë do të ndërtojmë një qytet ku sporti e rinia janë gjithmonë në qendër të vëmendjes në Gjilanin tonë si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike.