Viti

Era e fortë rrëzoi lisin mbi 300 vjet të vjetër “simbolin” e Pozharanit

 

Erërat e forta që frynë dje në orët e vona të pasdites, kanë bërë dëme të konsiderueshme në çati të disa shtëpive por edhe kanë dëmtuar rëndë trupa të pemëve  e disa nga këto pemë i ka nxjerrë me rrënjë dhe si pasojë kë kësaj, Pozharani ishte pa rrymë elektrike disa orë .

 

E  kjo erë e fortë  ka rrëzuar mbrëmë edhe  lisin  e  vjetër 300 vjeçar i cili ndodhej në hyrje të varrezave të vjetra në Pozharan.

 

Ky lis i cili madje edhe ishte si simbol i këtij lokaliteti së bashku edhe me disa vende tjera të vjetra sipas deklaratave të pozharanasve më të vjetër  ishte edhe vendtakim ku takoheshin luftëtarët dhe prijësit e qetave të atdhetarëve dhe veprimtarëve për çështjen kombëtare.

Lisi ishte shumë i lartë dhe kishte një kurorë shumë të gjëra dhe sipas gojëdhanave ishte i vjetër mbi 300 vjet  e thuhet se nën hijen e lisit ishin mbajt kuvende e takime të ndryshme të banorëve në të kaluarën e largët.

Por duhet të cekur çuditërisht, se deri më tash, për këtë lis askush nga kompetentet e komunës nuk i është interesuar   për ta futur në listën e vendeve apo drunjve si trashëgimi kulturore! Aziz Zuka

You Might Also Like