Biografia e Profesor Nagip Krasniqit
Profesor Nagip Krasniqi është një nga figurat më të dalluara të arsimit në komunën e Gjilanit. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe një karrierë të gjatë në drejtimin e elektroteknikës, ai ka lënë një gjurmë të thellë dhe të pashlyeshme në formimin profesional e moral të shumë brezave të rinj.
I lindur më 10 Qershor 1960 në fshatin Dajkos dhe rritur me vlera të forta familjare atdhedashëse familjes Krasniqi që njihet për kontributin e saj kombëtar, gjithashtu familje arsimdashëse, profesori Nagip e ndërtoi jetën dhe karrierën e tij mbi themelet e dijes, atëdhedashurisë dhe përkushtimit. Shkollën fillore deri në klasen e pestë e kreu në fshatin e lindjes. Klasat pesë deri në klasën e tetë i kreu në Gjilan, ndërsa gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Studimet në fushën e elektroteknikës i kru në Universitetin e Prishtinës, një disiplinë që kërkon precizion, logjikë dhe durim – cilësi që ai i mishëroi në mënyrë të përkryer si në punën mësimore, ashtu edhe në marrëdhënien me nxënësit dhe kolegët. Profesori Nagip ishte pjesëmarrës në demostratat e viti 1981 dhe activist i pa epur i qështjes kombëtare.
Karierën e mësimdhënësit e filloi ne Kamenicë në vitin 1986 për nje kohe të shkurtë. Në kohën më të vështirë të popullit tonë kur okupatori i lagroi nxënësit nga shkollat profesor Nagip Krasniqi filloi shërbimin si mësimdhënës në shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan viti 1991 deri në vitin 1999. Pas luftës në vitin 1999 deri në vitin 2001 profesori Nagip ishte drejtor i përgjithshëm në fabrikën e Radiatorëve në Gjilan. Prej aty u zhvendos në vitin 2001 deri më sot në Shkollën “Mehmet Isai” si mësimdhënës-profesor ku dha kontribut të pakursyer në edukimin dhe përgatitjen profesionale të nxënësve në drejtimin e elektroteknikës. Me përkushtimin e tij, ai nuk ishte vetëm një mësues, por edhe një udhëheqës, këshilltar dhe inspirim për të rinjtë që ndiqnin rrugën e dijes në fushën e elektroteknikës. Profesor Nagipi kishte edhe disa obligime tjera në shkollë siq ishin; Koordinator i Mësimit për të rritur (Mësimi Joformal) 2007-2022 si dhe anëtar i komisionit për regjistrin e pasurisë së shkollës 2007-2025. Profesori Nagip shumë herë është nderu me mirënjohje për kontributin e dhënë në shkollë si mësimdhënës shembull.
Menaxhmenti i shkollë, bashkëpunëtorët, gjithë punëtorët e shkollës si dhe nxënësit e tij në ditën e pensionit e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje për mënyrën e qetë, të saktë dhe të drejtë me të cilën ai i trajtonte të gjithë. Nga kolegët nuk kërkonte asgje në këmbim për respektin që u jepte, nga nxënësit e tijë Ai nuk kërkonte vetëm nota, por formim të plotë – profesional, etik dhe njerëzor. Pikërisht për këtë arsye, ndikimi i tij ka kaluar muret e shkollës dhe ka mbetur i gjallë në zemrat e shumë profesionistëve të fushës që sot kontribuojnë në Kosovë dhe jashtë saj.
Kontributi i profesor Nagip Berishës në fushën e arsimit nuk mund të matet vetëm me vite pune apo orë mësimore – ai matet me ndikimin e thellë që ka pasur tek bashkëpunëtorët dhe nxënësit e tij, me përkushtimin për profesionin dhe me shembullin që ai ka dhënë si një njeri i dijes dhe i karakterit të lartë.
Sot në ditën e pensionmit të profesor Nagipit, figura e tij nderohet me krenari si një nga shtyllat e arsimit profesional në Gjilan, dhe kujtimi për të do të mbetet i gjallë ndër brezat që pati privilegjin t’i mësonte.
Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës së shkollës “Mehmet Isai” znj. Lumnije Tahiri me rastin e pensionimit të Profesor Ngip Krasniqit;
Pensionim të mbarë Profesor Nagip, por jo harresë…
Sot nuk është një ditë e zakonshme për shkollën tonë. Sot pensionohet dhe largohet nga klasat mësimore, nga tabela e bardhë dhe nga zëri i fuqishëm që gjithmonë mbushte mësonjëtoret me dije, një njeri i jashtëzakonshëm — Profesori ynë shumë i respektuar Nagip Krasniqi.
Të flasësh për një mësimdhënës edukator e bashkëpunëtor kaq të vyeshëm nuk është e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për dikë që ka ndikuar kaq thellë në mesin ku ka vepruar. Për vite me radhë, ti nuk ishe thjesht mësues. Ti ishe mentor, udhërrëfyes, mik, mbështetje — një dritë që për të tjërët tregonte rrugën, edhe kur ata nuk e dinin se ç’drejtim të merrnin.
Ti nuk ua mësove vetëm lëndën që jepje — ti i mësove nxënësit për jetën. Me durim, me urtësi, me humorin e hollë që ua lehtësonte edhe ditët më të vështira. Fjalët e tua kishin peshë, sepse vinin nga zemra, nga përvoja dhe nga një përkushtim i palëkundur për edukimin e brezave të rinjë për të ardhmen e këtijë vendi.
Tani që po të përcjellim në pension në këtë kapitull të ri të jetës, zemrat na janë mbushur me mirënjohje. Pensionimi yt është një humbje për nxënësit dhe bashkëpunëtorët tuaj, por është një fitore për pushimin dhe rahtllëkun tuaj që ke merituar kaq shumë. Tani është koha jote për të pushuar, për të lexuar në qetësi, për të udhëtuar, për të shijuar gjithçka që s’e kishe kohën të bëje më pare, është koha jotë mos ta shikosh orën edhe sa fillon mësimi edhe n’sa kryhet ora. Është koha që tju përkushtohesh familjës dhe shokëvë tuaj, hobive tuaja. Prandaj professor i nderuar dhe shumë i respektuar shijoje pjësën e trëtë të jetës suaj.
Por një gjë dije se gjurmët që ke lënë te ne nuk do të fshihen kurrë. Në çdo arritje tonën, do të ketë pak nga ti. Në çdo fjalë të mençur që themi, do të jehonë zëri yt. Dhe për këtë, do të jemi gjithmonë falënderues.
Faleminderit Profesor Nagip për gjithqka.
Pensionim të mbarë dhe jetë të gjatë e të lumtur!
Në emër të kolektivit të shkollës “Mehmet Isai” dhe në emrin tim personal;
Drejtoresha; Lumnije Tahiri – Sadriu Arch.
Gjilan; 10 Qershor 2025