ARSIMI

Reagim i DKA-së në Viti: Ministria s’na ka njoftuar asgjë për tekstet shkollore, po dëmtohen nxënësit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, e ka quajtur shme problematike propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës, disa ditë nga fillimi i procesit mësimor.

Ministria e Arsimit të hënën njoftoi që janë duke shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për nxënësit t’ua bartin prindërve dhe ata t’i blejnë vet ato.
Në lidhje me këtë, Drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave nuk është i duhur dhe u shpreh se ministria e ka përgjegjësi furnizimin me kohë me libra shkollor.
Ajo, më tutje sqaroi se nga Ministria deri më tani nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtarë dhe se propozimet e Nagavcit i dëgjuar në media.
“Kuptohet ne jemi bërë gati për ta nisur procesin mësimor më 1 Shtator, jemi në pritje për furnizim me libra, por ministria e Arsimit ka dështu me i siguru librat për nxënësit, dhe kjo do të jetë pengesë e madhe dhe do të jetë barrë për familjet sepse ka familje që nuk kanë mundësi materiale me i ble tekstet, kjo gjendje shkakton problem për nxënësit e mësimdhënësit, ne si drejtori nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtarë nga ministria e Arsimit. E dijmë atë që kemi pa napër media përmes ministres Nagavci, po presim njoftim zyrtarë se si të veprojmë tutje. Kjo është përgjegjësi e Ministrisë e jo të DKA-ve.
Fakti që ministria ka dal me një propozim të tillë që prindërit të blejnë librat e fëmijëve e pastaj të rimbursohen, është barrë për nxënësit e prindërit e mësimdhënësit, megjithatë po presim njoftim zyrtarë nga ministria për situatën me libra”, tha Ajeti pwr gazeten tone

Ajo tha se pret një takim nga DKA-të në Prishtinë e pastaj edhe me drejtorët e shkollave të Vitisë për fillimin e procesit mësimor.
Në këtë komunë ndaj situatës me libra ka reaguar edhe Avdyl Misini, nga Këshilli i Prindërve, duke thënë se ideja e ministres Nagavci, është e pa pranueshme dhe kërkojnë zgjidhje tjetër më të arsyeshme nga shteti.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore. Në një konferencë për media të hënën, ministrja Nagavci pati thene se sivjet përgjegjësinë e blerjes së teksteve shkollore do t’ua bartin prindërve. Fajin për këtë dështim Nagavci ua la shtëpive botuese për vendosjen e çmimeve të larta librave shkollorë . Aziz Zuka

You Might Also Like