Gjilan

Eurodeputeti Lukas Mandl falënderohet për kontributin e liberalizimit të vizave

Pas votimit në Parlamentin Evropian ku përfundimisht qytetarët e Kosovës nga 1 Janari 2024 do të udhëtojnë pa viza në zonën schengen, Arsim Vranovci e ka falënderuar mikun e tij Lukas Mandl duke e vlerësuar si zërin më të madh përfaqësues pro-Kosovës në këtë proces. Përpos falënderimit në emër te qytetarëve të Kosovës, Vranovci ka konfirmuar se Lukas Mandl do të jetë në Kosovë më datën 15 dhe 16 Maj, ku pos takimeve në shumta në Prishtinë dhe Gjilan do te jetë edhe i ftuari kryesor që do të hapë ceremoninë e themelimit ë Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.

You Might Also Like