Viti

U përkujtua dëshmori pozharanas Mejdi Korrani në 24 vjetorin e rënies në Koshare

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale, subjekteve politike, policisë, të OVL- UÇK-së, bashkëluftëtar, e qytetar të Pozharanit dhe të tjerë bënë homazhe pranë varrit të dëshmorit dhe vunë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu, homazhe u bënë edhe tek shtatorja e dëshmorit në qendër të Pozheranit. Mejdi Korrani ra  heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares më 19 prill 1999. Aziz Zuka

You Might Also Like