Futboll

Fabjan Beqja, futbollisti më i ri i Gjilanit

 

Fabjan Beqja është futbollisti më i ri i Gjilanit. Ai është paraqitur në ndeshjen që dje SC Gjilani e ka luajtur ndaj Shkëndisë së Hajvalisë, të cilën gjilanasit e fituan me rezultat të thellë 7:1.

Beqja ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij në klubin e Teutës, ku pas 10 viteve dhe 3 trofeve të fituar ai ka ardhur te Gjilani.

“Beqja meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, ka shkruar klubi i deridjeshëm në llogarinë zyrtare.

27- vjeçari luan si mesfushor qendror dhe në të kaluarën kishte luajtur edhe për Besa Kavajën.

Ardhjen në SC Gjilani klubi e ka prezantuar përmes një videoje.

 

 

You Might Also Like