Futboll

Gola, spektakël e kartonë të kuqë në kryendeshjen Drita – Gjilani

Drita dhe Gjilani janë pajisur me nga një pikë, në një ndeshje të zjarrtë, e cila dhuroi katër gola, tre kartonë të kuq e shumë të verdhë. Me këtë pikë, Drita afrohet n kreun e tabelës, por pa mundur që të dalë në vendin e parë, derisa edhe Gjilani  ngritët më lartë, duke ikur  përkohësisht nga zona e barazhit.

Sulmet nisën herët, kështu në  minutën e pestë Drita pati një rast të mirë shënimi, kur pas një harkimi nga e majta, portieri i Gjilanit, Bllaca e lëshoi topin nga dora, kurse topi i cili është kthyer te Huruglica, shkoi mbi portë, ngase gjuajtje e tij nuk ishte e saktë.

Në minutën 8, pas një harkimi të Selmanit nga e djathta, Baftiu ishte në mundësi të shënojë, por topi shkoi jashtë portës.

Gjilani për herë të parë gjuajti në portë në minutën 18 nëpërmjet Oltion Bilallit, por portieri Maloku e priti topin. Një minutë më pas sërish Bilalli pati rast të mirë shënimi, por Maloku e dëboi topin jashtë fundores. Nga gjuajtja nga këndi, Jaroviq gjuajti me kokë,  por edhe në rastin e tretë brenda dy minutave ishte Faton Maloku ai që shpëtoi portën.

Drita ka shënuar pas një vendosje jo të mirë të Gjilanit në minutën 23, kur Huruglica për  mrekulli ka shërbyer Baftiun, i cili gjuajti përtokë në këndin e majtë të portës për 1:0.

Gjilani pati mundësi të barazojë në minutën 28, kur Basha shpërtheu nga e djathta e gjeti Jaroviqin në brendi, i cili gjuajti por topi u dëbua nga mbrojtja e Dritës.

Gjilani ka barazuar në minutën 31, kur Bilalli ka  me një vrapim të shpejtë ka kaluar Besnik Krasniqin në anën e djathjtë, gjeti në anën e kundërt Bashën, i cili gjuajti me të majtën dhe qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portierit  Maloku  për të barazuar 1:1. Në minutën 37 Heriq dha një projektil nga largësia, por topi për pak shkoi mbi portë. Një minutën më pas edhe Açka gjuajti furishëm, por topi sërish për pak shkoi mbi portën e Malokut.

Në minutën 44, Gjilani ka shënuar një supergol nëpërmjet Ismajlit, i cili me një gjuajtje të fortë përë tokë ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të Malokut për 1:2.

Në minutën 56, pas një moskomunikimi me mbrojtjen, Gjilani ka pësuar një gol të lehtë. Në fakt pas një harkimi të Ajzerajt nga majta, Ballaca e lëshoi topin portën dhe Dabiqaj me kokë e futi atë në rrjetë për 2:2. Një minutë më pas, Ajzeraj është dënuar me karton të  kuq, pasi që njëherë nga pas e ndali Bashën dhe u ndëshkua me të verdhë e pas një tollovie Ajzeraj e kapi për fanelle Jaroviqin dhe edhe njëherë u zverdh, kurse atë me karton të kuq e ka ndëshkuar gjyqtari Qaka.

Në minutën 68, Maloku shpëtoi gol të sigurtë, kur pas harkimit të Kqikut, Shabani gjuajti me  kokë e Maloku me një dorë dëboi topin që po futej në rrjetë. Nga gjuajtja nga këndi, Roganoviq gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi mbi transversale.

Në minutën 90,  Dajan Shehi bënë një gabim të madh,  e më pas e kapi nga prapa Prapashticën dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Një minut më pas me të dytin të verdhë është përjatuar edhe Kqiku dhe Gjilani mbeti me nëntë lojtarë në fushë, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like