Shkruan: Muhamed Sadriu
Fatime Demaj lindur më; 20.05.1914, në Sfircë tani jeton në Koretin – Kamenicë
Nëse do të kishim marrë një shembull për përkujdesën ndaj të moshuarve do të duhej të merrnim familjen e vëllezërve Demaj, Fadilit dhe Agimit por edhe të motrës së tyre Havës për përkujdesen që ata kanë ndaj lokes Fatime. Do t’i shkëpusim disa pjesë nga tregimet e nënlokes; “lokes përpara u kan jeta shumë e shtirë, fukarallak, punë shumë, fmini e shtirë. Unë me dhet vjet ja kam nisë me gatu, nuk mujsha as maxhen me mrri, mu dashke me hyp n’shkam e me gatu, shumë shtirë lokes u kan. Jo veq maxhja po edhe xhoja (bagëtia) po puna n’ara, u dashke kejt lokes mi mrri”. Nënëlokja kishte pas një fëmijëri të vështire po zatën si gjithë poplli shqipëtar që ish kan gjithmon I hekave de ma……
Familjarët edhe disa bashkëfshatar tregojnë se nënlokja Fatime kishte qenë punëtore e madhe e që edhe sot punonte pa prites, “nuk ka pas me bahqe të saj në tanë Koretinin, me paqllak të sajë as mos të rrehet dikush, bile edhe sot asht e njejta kurr nuk prek dishka me dorë e mos mi la durt meniherë” tregojnë të afërmit e sajë. Për ndryshimet gjatë jetës së sajë ajo thot; “ka shumë dallim mes kohnave, përpara skemi pas tesha me vesh, tash pi kshyri kta t’rit e t’rejat kurr si veshin dy herë ni parë tesha, tash asht shumë ma mire”, dhe në fshehtësin e jetëgjatësisë së saj ajo thot; “na përpara kejt i kemi ba vet, me buk me bylmet me kejt, buka e kallamojt u kanë po get shumë ma e shnetshme se kjo që pe hami sot, sot lokës kejt me t’bleme, nuk dihet as kah vinë as pi kahit vinë, nashta bash edhe për qeta kam jetu qekaq, edhe jeta mas luftes asht ma e mirë edhe faleminderit shumë po kujdesen shumë mirë për mu, qysh mos me jetu, në kohen e sodit mu knaq”, e përfundojmë bisedën me nënloken njëqind e katër vjeçare duke i uruar gjitha të mirat në jete dhe duke u mrekulluar me kthejllësin dhe vitalitetin e sajë. Faleminderit Avni Hodajn dhe Naser Demaj per ndihmen e ofruar…..