Futboll

Fatosët e SC Gjilani pjesëmarrës në Turneun “Sebra Cup” në Norvegji

Me ftesën e klubit Randesind IL dhe Ambasadës së Kosovës në Norvegji, 13 vjeçarët e SC Gjilani do të marrin pjesë në turneun “Sebra Cup” në Kristiansand të Norvegjisë.
Në mesin e 450 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, prezent dhe për të nderuar emblemën e klubit dhe stemën e Kosovës do të jenë fatosët e klubit kuq e bardh nga Gjilani.
Turneu do të mbahet nga data 29 deri më datë 31 gusht, ndërkohë ekspedita e futbollistëve dhe stafit do të udhëtojë më 27 dhe do të rikthehet më 1 shtator.
Sport Club Gjilani falenderon ambasadoren Nita Luci, e cila ka bërë të pamundurën për pjesëmarrjen e fatosëve të SC Gjilani në këtë turne madhështor në Norvegji.

You Might Also Like