Futboll

Supergol i shënuar nga lojtari i ri i Dritës, Odi Mehmeti (video)

Lojtari i ri i Dritës, Odi Mehmeti, fuqishëm po marshon drejt majave të futbollit. Ky futbollist i ri, nga java në javë po e dëshmon veten, duke treguar formë të shkëlqyeshme në mesfushë. Përpos cilësive që i ka në fazën defensive, në prishjen e lojës së kundërshtarit, por edhe në organizimin e lojës së ekipit të tij, ai mjeshtërinë e vet po e tregon edhe nga gjuajtjet e dënimit. Këtë më së miri e dëshmon goli i shënuar i tij në Suharekë, ndaj Ballkanit, ku shënoi një gol të bukur që rrallëherë shihet në terrenet tona.

Në ndeshjen e ekipeve juniorë, Odi Mehmeti nga largësia dha një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë, duke qëlluar këndin e epërm të portës kundërshtare, gol të cilin do t’ia kishin lakmi edhe shumë futbollistë të njohur.

Këtë gol të bukur mund t’a shihni në videon e mëposhtme, në të cilën shpalosen të gjitha cilësitë e këtij lojtari:

 

You Might Also Like