FC Drita, ekip i cili po dimëron në pozitën e parë të Superligës së Kosovës në Futboll ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, i cili pritet të jetë tejet i nxehtë si në luftën për titull, ashtu edhe për mbijetesë në Superligë.
Të udhëhequr nga kryetrajneri Zekirja Ramadani, bardh e kaltrit përgatitjet i kanë nisur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, kurse pritet që më pas përgatitjet do t’i vazhdojnë jashtë vendit, ku edhe do të kenë disa ndeshje kontrolluese. /kryelajmi.com/.