Futboll

Ekipet shqiptare mësuan kundërshtarët

Posa ka përfunduar edhe shorti i rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës 2022/23, ndërsa ekipet e Kosovës kanë marrë këta kundërshtarë, sipas radhës.

Drita, nënkampione e Kosovës do të luajë ndaj finalndezëve të Inter Turkut, Llapi do të luajë ndaj Buducnostit të Podgoricës ndërsa Gjilani do të ndeshet me Liepajan letoneze.

Duelet e para janë paraparë të zhvillohen më 7 korrik, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik.

Të gjitha ekipet shqiptare nga rajoni dhe kundërshtarët e tyre:

Laçi (ALB) – Iskra (MNE)
Buducnost (MNE) – Llapi (KOS)
Liepaja (LTV) – Gjilani (KOS)
Inter Turku (FIN) – Drita (KOS)
Saburtalo (GEO) – Partizani (ALB)
Shkëndija (MKD) – Ararat (ARM)

You Might Also Like